AKTUALITET, 15 Dhjetor 2019, 23:47

Ligue 1/ Mbappe shkëlqen me dy gola në fitoren e PSG-së

Ligue 1/ Mbappe shkëlqen me dy gola në fitoren e PSG-së

Tjetër paraqitje fantastike e Mbappen në kampionatin francez, Ligue 1, i cili ka shkëlqyer dhe shënuar dy gola në fitoren 4-0 të PSG-së kundër St.Etiennen.

Mbappe shënoi në minutat 43’ dhe 89’, derisa golat tjerë i shënuan Paredes 9’ dhe Mauro Icardi në minutën e 72’.

Në këtë ndeshje kishte mundësi të shënonte edhe Neymari, por gaboi nga pika e bardhë në minutën e 62’.

Pas kësaj fitoreje, PSG ka shkuar në kuotën e 42 pikëve në Ligue 1, shtatë më shumë se Marseille gjithashtu dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.