AKTUALITET, 16 Dhjetor 2019, 10:18

Rama kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit, kërkesë Kuvendit

Rama kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas


Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Parlamentit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në kërkesën e kryeministrit drejtuar Kuvendit, kërkohet që gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjatet deri më 31 mars.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Kurbin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat.

Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit.