AKTUALITET, 16 Shtator 2021, 12:33

Pak orë para "Foltores", Berisha mesazh demokratëve: Për një PD më të fortë, më të bashkuar...

Pak orë para "Foltores", Berisha mesazh demokratëve:


Ish-kryeministri Sali Berisha nis sot nga Tirana turin e takimeve apo siç e quan ai Foltoren me demokratët për Partinë Demokratike.

Në orën 18:00, Berisha fillon takimet për nismën që ka ndërmarrë pas përjashtimit nga Basha prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai shkruan se nisma e tij është për një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur dhe të bashkuar.

STATUSI NGA SALI BERISHA

Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! sb