AKTUALITET, 16 Shtator 2021, 12:23

KLP cakton drejtuesit e dy prokurorive në rrethe, kush do t’i drejtojë institucionet në Korçë e Mat

KLP cakton drejtuesit e dy prokurorive në rrethe, kush do t’i

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar në mbledhjen e sotme drejtuesit e dy prokurorive të tjera në rrethe.

Përkatësisht, KLP ka caktuar në detyrë Dhorina Theodhori, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Korçë, si dhe Abaz Muça në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Mat.

Me këto dy emërime, shkon në shtatë numrin e drejtuesve të emëruar nga KLP për një periudhë tre vjeçare.

Emërime drejtues prokurorie:

1.Anita Jella – Prokuroria Durrës

2.Elizabeta Imeraj – Prokuroria Tiranë

3.Artan Shtrungza- Prokuroria Tropojë

4.Kreshnik Ajazi- Prokuroria Elbasan

5.Genti Xholi – Prokuroria Tiranë

6.Dhorina Theodori- Prokuroria Korçë

7.Abaz Muça-Prokuroria Mat.