AKTUALITET, 16 Shtator 2021, 11:30

Prezantohet programi i Qeverisë ‘Rama 3’, Linda Rama e ftuar në seancën maratonë në Kuvend

Prezantohet programi i Qeverisë ‘Rama 3’, Linda Rama e ftuar


Parlamenti ka nisur sot seancën maratonë të prezantimit të Programit të Qeverisë ‘Rama 3’, ndërkohë që në sallën e Kuvendit ka rënë në sy një i ftuar i veçante.

Kamerat e sallës së Kuvendit kanë fokusuar, Linda Ramën bashkëshorten e kryeministrit Rama gjatë seancës së prezantimit të programit dhe prioriteteve të qeverisë.

Kjo është hera e parë që bashkëshortja e kryeministrit ndjek punimet e Parlamentit, ndërkohë që ajo s’ka qenë e pranishme në seancat e shkuara ku kryeministri Rama ka prezantuar programin dhe prioritetet e dy kabineteve te shkuara qeveritare.

[gallery ids="567945,567948,567941,567943,567944,567935,567930,567928,567927,567916,567922,567921,567920,567918"]