AKTUALITET, 16 Shtator 2021, 11:51

“Koronavirusi” përplas Ramën dhe Bashën në Kuvend, Kryeministri flet për përballimin e pandemisë, kreu i PD: Janë 16 mijë të vdekur!

“Koronavirusi” përplas Ramën dhe Bashën në


Lufta kundër koronavirusit dhe renditja që kryeministri Edi Rama po i bënte sukseseve të qeverisë përballë këtij virusi, e ka përplasur me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Shefi i demokratëve i përsëriti disa herë kryeministrit Rama teksa ai fliste, faktin që nga pandemia e Covid në Shqipëri, janë regjistruar sipas tij :16 mijë të vdekur”.

Replikat

Rama: Do jetë përgjithmonë një motiv krenarie për mua e shumicën qeverisëse që Shqipëria nuk u gjunjëzua në kohën e zezë të pandemisë dhe perballoi …

Ndërhyn Basha

Rama: Meqë po më ndërhyn përvec pandemisë dhe aleancën tuaj me virusin.

Basha: 16 mijë të vdekur

Rama: I dhatë një shtytje të lehtë por nejse, qëndroi fort falë mjekëve e infermierëve,

Basha: 16 mijë të vdekur

Rama: Falë infrastrukturës së gatshme për sfidën e një përballje të përmasave marramendëse, falë një komiteti teknik ekspertësh shqiptarë të klasit ndërkombëtar.

Basha: 16 mijë të vdekur

Nikolla: Ju lutem mos ndërhyni

Rama: Falë -lpatformës e albania që garantoi karantinën e disiplinuar, falë fillimit të shpejë të vaksinimit kur shumica e rajonit mbeti si peshku pa ujë, falë fushatës shembullore të vaksinimit masiv e punës këmbëngulëse pa orar, me muaj e muaj.

Basha: 16 mijë të vdekur

Nikolla: Ju lutem ju terheq vemendejn mos nderhyni nga vendi.

Basha: Janë 16 mijë të vdekur

Nikolla: Ju lutem ju terheq vemendjen