AKTUALITET, 16 Shtator 2021, 10:28

‘Kërkoj votëbesimin e Kuvendit për qeverinë e re’, Rama: Ky kabinet do të ketë më shumë gra

‘Kërkoj votëbesimin e Kuvendit për qeverinë e

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votëbesimin e Kuvendit për qeverinë e re të mandatit të tretë.

Nga foltorja e Kuvendit Rama teksa po prezanton programin, shpjegoi se ky kabinet për herë të parë ka thyer rekordin me shumicën e grave.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në një ndjenjë të posaçme mirënjohje për të gjithë shqiptarët. Jam këtu sot për të kërkuar votëbesimin e qeverisë së re për mandatin e tretë. Kjo qeveri e re do të hyjë në histori me përbërjen më të lartë të grave.

Jam krenar që kjo shumicë e ka çuar në përpara tërë këto vite si asnjëherë më parë për ti dhënë grave dhe vajzave vendin e merituar. Kjo është një nga ato gjërat me rëndësi që koha u jep gjithnjë edhe më shumë mundësi.

Me votëbesimin e këtij kabineti të ri Shqipëria ngjitet në vend të parë për numrin e grave në qeveri, pasi ka qëndruar në pesë vendet e para.

E para tejkalimi i lartë këtë herë i shkallës së barazisë nuk ka qenë qëllim në vetvete.

Raporti i përmbysur në favor të anëtarëve nuk ishte një qëllim në pikënisje, por pikëmbërritja e analizës së punës.

Sot kemi dukshëm më shumë kolege jo për fakt të gjinisë, por u përshtaten më shumë qëllimeve të punës që duan të bëjnë.

Kjo do të thotë që siç faktori gjinor nuk ka qenë ky.

[gallery ids="567917,567918,567919,567920,567921,567922,567923,567924,567925,567926,567927,567928,567929,567930,567931"]