BALLKAN, 31 Maj 2018, 17:25

OSBE: 30% e burrave në Kosovë mendojnë se gratë meritojnë të rrihen

OSBE: 30% e burrave në Kosovë mendojnë se gratë

Më shumë se 30 përqind e burrave në Kosovë “pajtohen pjesërisht” me faktin se gratë meritojnë të rrihen.

Kështu thuhet në një anketë të realizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, OSBE, në Kosovë.

Në anketën e titulluar: “Këndvështrim i burrave mbi barazinë gjinore në Kosovë”, OSBE thekson se burrat në Kosovë mendojnë se “ka raste kur gruaja vërtetë e meriton të rrihet”. 

Mbi 32 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se “pajtohen pjesërisht” se gruaja meriton të sulmohet fizikisht, 8.7 për qind pajtohen plotësisht, ndërkaq 54 për qind kanë thënë se nuk pajtohen me këtë konkludim.