TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
10 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje ka regjistruar deri më tani Orges Shehi në krye të Tiranës, statistika të mira në dukje, por mosarritja e kualifikimit në Conference League e bën Halilin të vendosë të mos e konfirmojë në krye të stolit për sezonin e ardhshëm durrsakun.
Madje nga ajo që raporton AL2, media në patronazh të Andi Lilës, drejtuesit e Tiranë lanë vendosur për trajnerin e ri. Bardheblutë duket se do qëndrojnë ende te trajnerët shqiptarë dhe i zgjedhuri është një emër i njohur në shtëpinë e 25 herë kampionëve, Bledar Devolli.
Ish-mesfushori kampion me kryeqytetasit, ka drejtuar më parë të rinjtë e Tiranës dhe së fundmi ishte pjesë e Drenicës në Kosovë, duke qenë pjesë e rëndësishme e arritjes së mbijetesës në Superligë, megjithëse nuk e mbylli sezonin nën drejtimin e tyre.