TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vetëm pesë muajsh në pankinën e Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino mund të rikthehet sërish në Angli, pasi te Tottenham duket se janë pendaur që e shkarkuan dhe duan ta rikthejnë sërish.
Lajmi është dhënë nga mediat sportive britanike, sipas të cilave kreu i Spurs, Daniel Levy ka telefonuar personalisht argjentinasin dhe i ka shprehur dëshirën për të nisur një tjetër cikël bashkëpunimi.
Nga ana tjetër, pozitat e Pochettinos te PSG-ja nuk janë aspak komode, pasi argjentinasi dështoi të çojë skuadrën në finalet e Ligës së Kampionëve dhe nuk mbrojti dot as titullin kampion në Francë, duke fituar vetëm Kupën, shumë pak për një klub që ka në përbërje yje të futbollit botëror.
Nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët për prishjen e parakohshme të kontratës, atëherë Pochettino do të fluturonte me dëshirë në Londër, ku kaloi 5 vite të bukura në pankinën e Tottenham, ndërsa PSG do të provojë t’ia besojë stolin njërit mes Antonio Contes dhe Zinedine Zidane.
Të dy këta të fundit sapo kanë zyrtarizuar divorcin me klubet përkatëse dhe janë të lirë të vendosin për të ardhmen, teksa braziliani Leonardo joshet nga ideja për t’ia besuar pankinën një francezi si Zidane, i cili ka treguar se di të fitojë në Europë.