SPORT, 27 Maj 2021, 12:06

Mjaft o të marrë harxhuat paret e shqiptarëve, siguroni për dimrin kontrata me prodhues seriozë të vaksinave

Mjaft o të marrë harxhuat paret e shqiptarëve, siguroni për

Nga Erion Dasho/

Ministria dhe komiteti i të paaftëve janë të vetmit që ende nuk e kanë marrë vesh se Shqipëria ka arritur imunitetin e grupit. Ndërkohë vazhdojnë:

Të testojnë nga 3 apo 4 mijë persona në ditë, diçka që duhej ta kishin bërë gjatë kulmeve të pandemisë, atëherë kur shqiptarëve u vinte përgjigja e testit pas vdekjes.

Të blejnë dhe të aplikojnë vaksina të pasigurta kineze, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kanë as miratimin e EMA-s dhe as atë të OBSH-së. Mbi të gjitha roli i tyre në forcimin e imunitetit të grupit mbetet i paqartë.

Të insistojnë për vazhdimësinë e masave të pakuptimta si ora policore, e cila nuk ka patur rol as në kulmin e pandemisë dhe jo më sot kur pandemia në Shqipëri është duke u shuar.

O të paaftë! O boratë!

Mos i harxhoni kot paret e shqiptarëve, por siguroni kontrata me prodhues seriozë të vaksinave për sezonin e virozave dimrin e ardhshëm!

Disiplinoni hyrjen në Shqipëri që të bëhet me test, pasaportë vaksinimi apo certifikatë mjekësore si person që ka kaluar COVID-in!

Dhe mos ju bëni ferrë nëpër këmbë shqiptarëve!

Atëherë kur duhet t’i mbronit, ju i latë të vdisnin rrugëve! Sot ju po bëni sikur merrni masa, fiks si kofini pas të vjeli!

Mjaft, o të paturpë!!!