SPORT, 27 Maj 2021, 14:33

Miqësoret me Uellsin dhe Republikën Çeke/ Ndryshon lista, portieri Etrit Berisha nuk ia del

Miqësoret me Uellsin dhe Republikën Çeke/ Ndryshon lista,

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qershorit ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.

Trajneri Edoardo Reja dhe stafi i tij kanë nisur punën me skuadrën, teksa po vlerësojnë edhe gjendjen e secilit prej tyre.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se portieri Etrit Berisha, i cili është paraqitur në grumbullim, u është nënshtruar vizitave mjekësore për shkak të një dëmtimi. Pas konsultave me doktor Stesinën ,u konkludua se portieri nuk mund të jetë i gatshëm në kohë dhe iu dha leja të largohet nga grumbullimi.

Ndërkaq, tekniku Reja ka vendosur të thërrasë mbrojtësin e Tiranës, Erjon Hoxhallari, në Kombëtare. Bëhet me dije se lojtari është grumbulluar që sot me Kombëtaren dhe ka nisur përgatitjet me grupin për dy miqësoret.