TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 28 vjeçar me iniciale D.Z është proceduar penalisht për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Sipas policisë, shtetasi në fjalë banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë ushtronte aktivitet e paligjshëm të lojërave të fatit në lokalin e tij.
Ndër të tjera, sipas policisë mësohet të jenë sekuestruar tavolinë pokeri dhe fishë-bixhozi.
“Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Durrës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Filloj procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin: – D.Z., 28 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, sepse në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe fisha bixhozi. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”-njofton policia.