TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas paralajmërimit të ministres Xhaçka, policia ushtarake ka hyrë në aeroportin e Rinasit, duke e marrë nën kontroll atë (foto më poshtë), një ditë pas grabitjes spektakolare të 10 milionë eurove, nga pista e aeroportit. Ngjarja ndodhi në momentin kur avioni i linjës Tiranë-Vienë ishte duke u nisur. Grabitësit e armatosur mundën të hyjnë lehtësisht në pistë duke grabitur shumën e madhe të parave.
Qeveria ka bërë me faj, kompaninë koncesionare, për dështimin në ruajtjen e aeroportit, duke larguar çdo përgjegjësi nga zyrtarët e lartë të qeverisë dhe vartësit e tyre. Nga ana tjetër, koncesionari u përgjigj duke thënë se deklarata e Ministrisë së Brendshme është e pasaktë dhe se " forcat e policisë janë të pranishme në çdo cep të aeroportit si objekt i rëndësisë së veçantë, si zonë kufitare dhe policia e ka detyrë ligjore, për të ruajtur rendin dhe jetën e qytetarëve në rast incidenti të armatosur".
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2019/04/10/ushtria-ne-rinas-prenci-xhacka-autogol-de-facto-u-shpall-gjendja-e-jashtezakonshme/
FOTO: Ushtri "merr" Rinasin
