TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për ata që mendonin se Ajaksi ishte thjesht një rastësi kur eliminoi Realin e Madridit, me madrilenët që janë në krizë këtë sezon, përgjigja erdhi sot, sepse holandezët luajtën një ndeshje fantastike kundër Juventusit, edhe pse barazimi 1-1 nuk pasqyron si duhet ecurinë e ndeshjes.
Në "Amsterdam Arena", në një atmosferë të mrekullueshme, Ajaksi ishte superior gjatë gjithë takimit, duke luajtur një sfidë me ritëm shumë të lartë, sidomos në pjesën e dytë, ndërkohë që e goditi 18 herë portën e Juventusit, diçka e vështirë t’ua bësh kampionëve të Italisë.
Megjithatë, Ajaksi nuk ishte aq i saktë para porte dhe Juve me vetëm 1 goditje në kuadrat në 90 minuta shënoi.
Në minutën e 45-të një kros nga Kanselo e gjeti krejt të vetëm në zonë Ronaldon, i cili me kokë nuk fali, duke ndëshkuar Ajaksin e pafat.
Më pas, një furi sulmuesh drejt portës së Juves, zotërim topi që shkoi deri në 75% për Ajaksin, Juve i tëri në mbrojtje dhe vetëm në fund Douglas Kosta goditi shtyllën, por goli do ishte i tepërt.
Kthimi në Torino do jetë tjetër muzikë, ndoshta, pasi dihet forca e Juves, por 90 minutat e Amsterdamit treguan se Ajaksi ka një ekip që meriton duartrokitje.