AKTUALITET, 11 Prill 2019, 09:05

Vlorë, vrau gjyshin, kapen edhe dy bashkëpunëtorë të nipit

Vlorë, vrau gjyshin, kapen edhe dy bashkëpunëtorë të


Më shumë se një muaj nga ngjarje e rëndë në Vlorë, ku nipi vrau gjyshin, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për dy të rinj me iniciale R.L 23 vjeç dhe Xh.H., 16 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim.

Policia thotë se "23-vjeçari dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët për shitjen e armës së krimit në lidhje me ngjarjen e 27 Shkurtit, ku si pasojë nipi vrau me armë gjyshin e tij."

Ai akuzohet për "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" kryer në bashkëpunim.

Ndërsa 16-vjeçari u arrestua mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Vlorës, e cila ka dënuar atë, me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje në bashkëpunim.

Më shumë se një muaj nga ngjarje e rëndë në Vlorë, ku nipi vrau gjyshin, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për dy të rinj me iniciale R.L 23 vjeç dhe Xh.H., 16 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim.

17 -vjeçari vrau me plumb në kokë gjyshin 69-vjeçar në Vlorë në 27 shkurt, në një ngjarje që dyshohet e planifikuar. Viktima dhe autori mbanin emrin Vangjel Kapllani, por adoleshenti njihet edhe me emrin Anxhelo.