TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi përmes një deklarate për mediat se ka urdhëruar vendosjen e efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.
Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, që ushtria shqiptare të dalë në rrugë e angazhuar në një çështje të garantimit të sigurisë.
Arsyet e këtij veprimi ministrja Xhaçka i justifikoi me argumentin:
Nuk mund të lejohet të cenohet as siguria e qytetarëve dhe as imazhi i vendit”.
Sipas ministres kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, por pa cituar asnjë ligj ku e kishte bazuar këtë urdhër.
Ndër të tjera Xhaçka deklaroi:
Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit” .
Kjo deklaratë sipas opozitës është antikushtetues, pasi ushtria mund të dërgohet në Rinas vetëm kur Kuvendi ka shpallur Gjendjen e Jashtëzakonshme.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Neni 173
LIGJI I PUSHTETEVE TE DREJTIMIT TE FORCAVE TE ARMATOSURA
Neni 22
Përdorimi i Forcave të Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme