AKTUALITET, 6 Mars 2019, 16:36

Organizoi sulm me acid ndaj 3-vjeçarit, shpallet fajtor babai

Organizoi sulm me acid ndaj 3-vjeçarit, shpallet fajtor babai

Një baba është shpallur fajtor për organizimin e një sulmi me acid ndaj djalit të tij 3-vjeçar. Babai 40-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për të mbrojtur identitetin e djalit të tij, u dënua në mënyrë unanime nga një juri pas 9 orësh, në Gjyqin e Worcester Crown, në Angli.

Babai, u dënua së bashku me 5 persona të tjerë, të cilët u shpallën fajtor si pjesë e konspiracisë.

Adam Cech, Jun Dudi, Norbert Pulko, Jabar Paktia dhe Saied Hussini u shpallën fajtor për hedhjen e sprait me acid sulfurik ndaj djalit me qëllimin e vetëm dëmtimin. Hetimi doli në përfundimin se djali i vogël pësoi dëmtime serioze në fytyrën e tij dhe duar gjatë sulmit, në dyqanin “Home Bargains” në qytet. Pas sulmit në dyqanin “Home Bargains”, viktima dëgjohej duke thënë “më dhemb”, në mënyrë të vazhdueshme.

Nga ana tjetër e ëma dëgjohej duke bërtitur: “Çfarë i keni bërë fëmijës tim?”.

Juria e gjykatës pretendon se babai, pas ndarjes me gruan në vitin 2016, organizoi një sulm seë bashku me disa persona të tjerë, për të fituar më shumë kontakte me djalin e tij për të vërtetuar se e ëma ishte e paaftë për t’u kujdesur për të. Djali që pas sulmit është shëruar dhe jeton me të ëmën.