AKTUALITET, 6 Mars 2019, 16:16

“Hyri me thikë dhe goditi burrin me familje. Po mbahet sekret”, policia e Shijakut konfirmon ngjarjen

“Hyri me thikë dhe goditi burrin me familje. Po mbahet sekret”,

Lidhur me publikimin e mesazhit të një qytetari, i cili denonconte tek ish-Kryeministri Sali Berisha se, një grabitës kishte goditur një klient në një supermarket në Qytetin e Shijakut dhe se policia e këtij qyteti i kishte fshehur ngjarjen, kjo e fundit ka reaguar duke thënë se ngjarja është regjistruar gjatë ditës së djeshme.

Më tej Policia sqaron se, janë kryer të gjitha procedurat ligjore nga ana e saj si dhe është shoqëruar autori i ngjarjes.

Kujtojmë se qytetari i cili denonconte tek Berisha shkruante se, Policia e Shijakut po tenton ta mbajë të fshehtë ngjarjen dhe i thotë pronarit fshij kamerat.

Statusi i Berishës në rrjetet sociale:

Bashkepunim intensiv i narkopolicise me krimin!

Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Dr un qe po ju shkruaj pash nje ngjarje te tmerrshme ne nje supermarket qe quhet big-market te shijakur ku nje person hyri me thik ne dore dhe goditi nje tjeter qe po bente pazarin e shtepis ai ishte bashke me familjen.Kete e kan kapur kamerat te gjitha te supermarketit.Policia e shijakut po tenton dhe i thote pronarit fshij kamerat.Kjo polici do te fsheh kete krim qe do ishte nje viktim aty nqs viktima nuk u shmang dhe fale banorve aty e shpetuan.Policia erdhi me vonese dhe po tenton te fshehi si ngjarje se peroni ju ka premtuar lek.Ju lutem publikojeni kete ngjarje qe ka ndodhur sot pasdite ne oren 15:45 min dhe jan kamerat ato qe tregon gjithshka.Faleminderit