AKTUALITET, 6 Mars 2019, 15:52

Dosja ‘Babale’, merret i pandehur ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji

Dosja ‘Babale’, merret i pandehur ish-deputeti i PD-së Ervin

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Ervin Salianjin për llogari të dosjes së njohur si ‘Babalja’. Mësohet se Salianji akuzohet për kallëzim të rremë lidhur me përgjimin e dosjes ku pretendohej se ishte vëllai i Fatmir Xhafës. Veç deputetit të dorëhequr në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi. Mësohet se dosja ka shkuar në Gjykatën e Tiranës.