AKTUALITET, 6 Mars 2019, 15:28

Aksident në Sarandë, përplasen dy makina pranë Bashkisë

Aksident në Sarandë, përplasen dy makina pranë Bashkisë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e mesditës së sotme në rrugën e bashkisë në Sarandë. Automjeti i tipit “Toyota Corolla” është goditur nga pas nga një “Jeep”.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, teksa mësohet se njëri prej drejtueseve ishte shtetas i huaj.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.