AKTUALITET, 16 July 2026, 23:15

“Ore ti do të vrisje Ndrek Lucën për Edi Ramën”, Rakipi pyet Gjergj Lucën pse e “ngre në qiell” kryeministrin

Ylli Rakipi debatoi me sipërmarrësin Gjergj Luca në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për qëndrimin që ia ka mbajtur prej vitesh pro kryeministrit Edi Rama. Ndërsa Rakipi i tha me ironi se ai do të "vriste" të atin, nëse do të ishte gjallë, për Ramën, sipërmarrësi u përgjigj se ai nuk ka nevojë për mbrojtjen e tij.

Pjesë nga debati 

Rakipi: Ti nuk flet për një njeri, Edi Ramën. 

Luca: Nuk ka ngel  Edi Rama ta mbroj unë. 

Rakipi: Ore po të ishte gjallë, ti do të vrisje Ndrek Lucën për Edi Ramën. Me kë flet ti!

Luca: Dëgjo. Ma merrni, ma ulni dhe ma ngrini Ed Ramën.

Rakipi: Kush ta ul Ramën? E ngre vetë mo vetëm ti. Edhe Ed Rama ka pjesën e vet në këtë histori.

Luca: A mund të flas? Po shumë të madhe. Ed Rama, nuk ka nevojë ta bëjmë bisedën qesharake, se nuk ka nevojë për avokatinë time se më duket vetja qesharak.  Fare zero.

Rakipi: I ke parë njerzit çfarë thonë? 

Luca: Njerëzit këtë punë kanë. Janë të orkestruar. Tani po të shpjegoj për Ed Ramën, pse i besoj unë Ed Ramës. Të kam thënë në këtë studio se Ed Rama nuk është politikan, por është artist idealist dhe unë i besoj për idealist dhe Ed Rama i ka gjërat e qarta në kokë. Ed Rama ka thënë: Unë fitova dhe objektivi im është Evropa. Ed Rama thotë që kush ka vjedhur shtetin, unë me partinë time kam votuar SPAK-un që të shkojnë dhe të mbajnë përgjegjësi në kokërr të burgut.