AKTUALITET, 16 July 2026, 22:04

"Jeni treguar hipokritë ndaj protestës"/ Tela debat me Klosin: Ka dalë shoqëria shqiptare, që është revoltuar nga këto 36 vite

Analisti Andi Tela debatoi me Sekretarin e PS, Blendi Klosi, në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, lidhur me protestë dhe amendimet e ligjit për zonat e mbrojtura, që BE kërkon që të revokohen. 

Pjesë nga debati: 

Andi Tela: Thatë që populli është i zgjuar por nuk po e respektoni zgjuarsinë e popullit. Ju tregoheni hipokritë dhe e relativizoni protestën. Aty ka dalë shoqëria, thonë "Rama në burg, Berisha në burg". Ka dalë shoqëria që ka parë se si është menaxhuar ky vend në 36 vite.  Ju e lexoni gabim, sikur është një grupim politik. Keni sjellje hipokrite në raport me protestën. Nuk krahasohet me protestat tuaja me çadrën. 
Aty është gjithë shoqëria shqiptare që është revoltuar me mënyran si keni qeverisur ju dhe si ka bërë opozitë, opozita zyrtare. Ata kanë kërkesa specifike, për dorëheqjen e Ramës dhe ndyrshime ligjore apo të kushteuttës, që prishët meritokracinë politike në këtë vend. Që nga dita e parë, ju i keni trajtuar protestuesit si njerëz të nxitur nga algoritmi, agjenturat, ka patur njerëz që nuk ishin pjesë e Shqipërisë por i bënin keq turizmit. Nuk e lexoni si protesë qytetare kundër elitës politike për mënyrën si ka menaxhuar vendin në këto 36 vite. 
Nëse doni lexim të qartë, shihni se si e trajtojnë mediat më të rëndësishmë ndërkomëbtare. Nuk ka ndodhur kurrë të trajtohen ngjarjet shqiptare në kaq shumë media ndërkombëtare dhe mënyra se si televizionet dhe gazetat më të rëndësishme europiane, trajtojnë protestën, është lexim i rëndësishëm edhe politikanët që vendosin në Bruksel.  Pika më e rëndëisishme, para dy ditësh, protest ka nisur për zonat e mbrojtura por KE ka kërkuar, që është arritur akord për të shfuqizuar amendimet e ligjit të 2024 për zonat e mbrojtura.  Zonja Kos tha, kemi rënë dakord që amendimet të shfuqizohen. Rama tha nuk kemi rënë dakord, se ligji është i mirë. Ky nuk është reflektim. Arroganca që kanë treguar aktorët politikë, nuk i bën mirë klimës politike.  Nuk keni treguar asnjë provë që ka ndikim të jashtëm ndaj protestës. 

Blendi Klosi: Provat ishin dhe u evidentuan. Po përpiqem të gjeja, po të nxirrje një reels sa komente merrte, nxirrni një tani dhe shikoni sa qindra komente negative futen. 

Andi Tela: Kjo tregon se ka shumë më tepër njerëz, jo vetëm në shesh. 

Blendi Klosi: Hapi komentuesit, po të gjeni më shumë se 3-4% njerëz realë shumica janë robotë të paguar nga burime financiare të brendshme apo të huaja. Bëjeni tani live këtë. Robotët paguhen me para kriminale. Merreni bëjeni lajm. 

Ylli Rakipi: E kanë bërë lajmin dhe realë janë komentuesit. 

Blendi Klosi: Diskutimi për projektligjin e zonave të mbrojtura, është fakt që ligji për zonat e mbrojtura, është jo i ndërtuar nga ekspertët shqiptarë, është shkruar pas mbështetjes së BE, ka qenë sponsorizim. Është ndërtuar, është ngritur institucion, janë bërë parqet, është produkt i PS 100%. Edhe amendamentet, që kanë ardhur si kërkesë e bashkive në 2024, të kenë më shumë mundësi, sepse ne ndërtuam sistem që mbron 25% të territorit të Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndërtohen në asnjë zonë. Aty kërkohet më shumë vlerësim. Është historia që ka të bëjë me kapitullin 27. Do të diskutohen, janë negociuar me partnerët europianë. Mund të ketë 10 vite.  Rishikimi i ligjeve në raport me standardet europiane, ne sot kaluam në parlament gjithë ato ligje. 5 nga ministria e bujqësisë janë të dakordësuar me BE. 

Andi Tela: Po flasim për këtë pikë, ndërtimet në zonat e mnbrojtura. KE kërkon të shfuqizohet amendimi. Do ta lejoni apo jo? 

Blendi Klosi: Ligji është ndërtuar me ekspertizë europiane. 

Andi Tela: Atëherë nuk ka pse ndryshon...

Blendi Klosi: Çdo ligj do të rakordohet me BE dhe këtu jemi. Një emision sot do të ishte me vlerë që kemi mbyllur kapitujt e parë.