TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të opozitës, e cila e akuzoi për mungesë reagimi ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviç, e cila tha se, nëse do të kishte pasur mundësi, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizoi kërkesat për një reagim të tij personal, duke theksuar se Shqipëria ka folur përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ashtu siç sipas tij, vepron një shtet serioz.
Kryeministri thekson se reagimi zyrtar është bërë nga ministri i Jashtëm, duke shtuar se Shqipëria nuk do të bëhet “kor histerik” sa herë që, sipas tij, “del një çyryk në Beograd e flet përçart”.
Edi Rama: Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!
Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.
Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh