TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlinda Qori, në një lidhje me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV nga sheshi i ditës së 47-të të protestës, deklaroi se qeveria dhe kryeministri Rama po injoron mesazhin e protestës, duke hedhur teori konspirative duke treguar se pushteti e ka humbur kontaktin me shoqërinë dhe duke u sjellë si regjimet autokratike në Rusi, Serbi, apo Bjellorusi.
“Mbi 100 mijë vetë kanë marrë pjesë në këto 47 ditë në protestë. Kurrë nuk është protestuar kaq shumë dhe kaq gjatë. Është rekord që besoj se konkuron edhe me shoqëri më të përparuara. Problemet që shtyjnë qytetarët në protestë janë të shumta, Rama hiqet sikur është kryeministri Finlandës dhe thotë se këto janë pakënaqësi që vijnë nga mirëqënia.
Ka biznese që mbyllen, 50 mijë qytetarë që largohen çdo vit pasi nuk gjejnë punë, mundësi, etj.
Ka pafund qytetarë që përplasen në spitalet publike, nuk ka ilaçe, aparatura. Vetë QSUT kërkonte bamirësi, mbështetjen e qytetarëve për të blerë pajisje, ndërkohë qeveria gjen miliona euro për t’ia dhënë një këngëtari miliarder, me simpati për Hitlerin dhe llumin e njerëzimit.
Edi Rama pretendon se nuk ka nevojë të japë dorëheqjen, pasi sipas tij PS ka fituar zgjedhjet në 2025. Më është dashur ta them para një viti, që fitorja e PS në ato zgjedhje ka qenë si fitorja e Pirros së Epirit. Një fitore e marrë me dhunën e pushtetit, parave të oligarkëve, kërcënimit të administratës.
Tashmë qytetarët kanë vrarë frikën, kanë njohur njëri-tjetrin, kanë para sa shumë janë, që e duan ndryshimin.
Tani që shoqëria ka dalë nga letargjia, edhe Rama thotë protesta nuk është kundër meje, por faktorëve destruktivë.
Mënyra si Rama dhe përfaqësues të PS e kanë interpretuar prortestën, lë shijen e një pushteti që ka humbur kontaktin me shoqërinë dhe fund e krye autokratik. Teoritë e konspiracionet i përdorin Putin. Vuçiç dhe Lukashenko. Këta janë shokët ideologjikë të Ramës në Evropë. Shoqëria, Ramën, PS, partitë e tjera, i ka tejkaluar. Nuk kërkohet kot Shqipërië e re nuk është mesazh utopik, por dëshirë konkrete për begati, liri, drejtësi shoqërore.
Jemi ende sot që flasim një vend ku nëpunësi i thjeshtë i administratës ka frikë të votojë.
Edhe fjalimi më i çuditshëm në protestë është yll përpara fjalimit në Kuvend.
Protesta ka ulje-ngritjet e veta por fakti që mijëra qytetarë paraqiten dhe marshojnë, më ka befasuar për mirë, që shoqëria shqiptare paska qenë edhe më mirë, se çfarë e mendonim”- tha Qori.