AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 18:09

Opozita fasadë e Ramës vendos kusht për reformën zgjedhore: Të largohet Damian Gjiknuri nga komisioni

Opozita fasadë e Ramës vendos kusht për reformën zgjedhore:

Opozita parlamentare kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i Reformës Zgjedhore, ndërsa kryefjalë sipas tyre duhet të jetë ndryshimi i sistemit. Deputeti i opozitës së djathtë parlamentare, Alban Zeneli, tha se pa kryer një reforme të thelle zgjedhore, parlamenti nuk ka bërë asgjë.

Opozita parlamentare kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i reformës zgjedhore. Deputeti Alban Zeneli, kërkoi që kjo reformë të jetë detyrim parësorë, në sesionin ri politik, ndërsa ai renditi disa kushte në këmbim të votës pro, përfshirë ndryshimin e sistemit.

“Largimi i menjëhershëm i Damian Gjiknurit nga bashkëkryesimi i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore është detyrim parësor i të gjithë neve në këtë sesion parlamentar. Reforma zgjedhore duhet të jetë kryefjala e të gjithë politikës shqiptare dhe e këtij Kuvendit , jo vetëm për fasadë siç është përdorur e po përdoret edhe sot. Po kryer një reformë të vërtetë zgjedhore ne nuk kemi kryer asgjë. Një njeri i akuzuar dhe i dëgjuar si i përfshirë në krim elektoral nuk mund të mbajë pozicionin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore”, tha deputeti Alban Zeneli.

Reforma zgjedhore kërkon 84 vota në kuvend, ndërsa Partia Socialiste i ka të nevojshme votat e deputeteve te opozitës se re.