TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e parlamentit pas përfundimit të fjalës së Lulzim Bashës. Kreu i PD-së tha se mazhoranca po bën përpjekje të dëshpëruara të japë përshtypjen e një fasade parlamentaro-demokratike, ndërkohë që është kapur në krim.
Basha denoncoi kërcënimin e dëshmitarit Albert Veliu përmes njerëzve të inkriminuar, që tha ai janë përdorur për të mbajtur në detyrë Fatmir Xhafajn.
Menjëherë sapo koha e Lulzim Bashës mbaroi, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e kuvendit dhe nxorrën një banderolë ku shkruhej “Shqipëria si gjithë Europa, jo qeveri e krimit dhe drogës”