TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata në Elbasan vendosi masën ‘Arrest shtëpie’ për Suela Mustën, ish-anëtaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive si pjesë e operacionit “Krasta”.
Operacioni “Krasta” u finalizua pas disa viteve hetime dhe përgjimesh nga të cilat u mundësua dokumentimi edhe i tri ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohen edhe pjestarë nga fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu u zbulua dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.
Masa e sigurisë për të arrestuarit e tjerë
Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan
Pçr Bledar Karaj, arrest me burg , lindur dhe banues në Elbasan
Për Adem Boriçi, 61 vjeç, arrest shtepie lindur e banues në Elbasan
Për Andrea Nathanaili, 67 vjeç, arrest me burg ,lindur Sarandë dhe banues në Tiranë
Për Suela Musta, 40 vjeç, arrest shtepie,lindur dhe banues në Tiranë
Për Izmir Hajdari, 51 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tiranë
Për Artan Drazhi, 34 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Elbasan
Për Ervin Tahiri, 40 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tropojë