AKTUALITET, 10 Janar 2021, 15:11

Operacion në Greqi, kapet furgoni me mbi 55 kg drogë në kufirin e gjelbër me Shqipërinë, arrestohen dy shqiptarët

Operacion në Greqi, kapet furgoni me mbi 55 kg drogë në kufirin e

Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë në kufi, nga ana e palës greke. Shqiptarët e moshës 32 vjeç dhe 24 vjeç po transportonin drejt Greqisë me 55 kg marijuanë ekzaktësisht në kufirin e gjelbër.

Ata po përdornin një furgon për ta transportuar ngarkesën teksa bëhet me dije nga Policia greke se droga ishte e vendosur në 3 çanta me 30 pako.

Po ashtu janë sekuestruar edhe pesë celularë, gjashtë karta SIM dhe 1 mijë e 220 euro.