AKTUALITET, 10 Janar 2021, 14:57

Elbasan/ Tre persona humbin jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Elbasan/ Tre persona humbin jetën nga Covid-19 në 24 orët e

Në 24 orët e fundit në Elbasan tre persona kanë humbur jetën nga Covid-19, të moshës 70-74 dhe 79-vjeç.

Mësohet se viktimat ishin të shtruar në spitalet Covid në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e djeshme 356 të shëruar, 655 raste të reja dhe 3 humbje jete nga koronavirusi.

Ndërkohë autoritetet bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë protokollin e sigurisë për të parandaluar përhapjen e Covid.