AKTUALITET, 12 Maj 2019, 18:30

Ambasadori i OSBE është kërcënuar? Basha: Rama po gënjente

Ambasadori i OSBE është kërcënuar? Basha: Rama po


Në një bashkëbisedim për gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha komentoi situatën politike në vend, protestat e organizuar nga opozita, por edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencë sot. I pyetur nga gazetarja e "News 24", Ida Ismalaj lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama se ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Boschard ka marrë kërcënime në adresë të tij, Basha e cilësoi një gënjeshtër të kreut të Qeverisë.

“Rama po gënjente. Keni ndonjë fakt që një ambasador është kërcënuar sot?", tha Basha.

Një tjetër pyetje për Bashën, ishin edhe parullat e përdorura në protestë “Borchard turp të kesh”. Basha tha se nuk ka asnjë koment, ndërsa menjëherë më pas mbylli bashkëbisedimin.