LIFESTYLE, 30 Tetor 2017, 09:52

Olsi Klosi tashmë me të dashur të re

Olsi Klosi është një nga emrat më të përfolur nga banorët e Big Brother 9.

Edhe pse ka kaluar kohë nga përfundimi i spektaklit emri i tij vazhdon të lakohet në media. Lidhja e Olsit me Fiorentinën dhe më pas ndarja e papritur mes tyre bëri të gjithë të flasin.

Por me sa duket është koha që ish-banori të kthejë faqe në jetën e tij. Gjatë gjithë kohës krah tij janë parë femra mjaft tërheqëse të cilat janë hamendësuar si partneret e tij.

Së fundmi ai ka publikuar një foto krah një femre e cila i fal dashuri. Olsi nuk ka treguar detaje krah fotos. Mos është thjesht një provokim apo vajza tërheqëse e fotos është partnerja e tij e re.

Olsi fitoi zemrën e publikut me karakterin e tij shpërthyes duke i shtuar pikë më tepër dhe marrëdhënia e tij energjike me Fjorentinën.

Çifti i shumëpërfolur u ndanë kohë pas përfundimit të spektaklit edhe pse kishin pohuar se gjithçka mes tyre shkonte për mrekulli. /Gazeta Express/