LIFESTYLE, 28 Tetor 2017, 15:50

Fjorentina harron Olsin, tashmë në krahët e dikujt tjetër

Që prej ndarjes së saj të bujshme nga Olsi, pas përfundimit të “Big Brother”, Fjorentina duket se është tërhequr disi nga vëmendja e publikut, deri më tani.

Ish-konkurentja e reality show-t, që tashmë është grimiere në  Top Channel, së fundmi është fotografuar në festën e organizuar nga televizioni, me rastin e ditëlindjes së themeluesit të ndjerë Dritan Hoxha, teksa kërcente së bashku me një prej aktorëve të “Portokallisë”.

Bëhet fjalë për Olsi Bylykun, aktorin e njohur për rolin e kimikatit, i cili gjithashtu duket se është argëtuar së tepërmi në praninë e Fjorentinës.

Të jenë vetëm miq, apo ndoshta ka diçka më shumë mes të dyve? Panorama plus