AKTUALITET, 15 Mars 2021, 16:57

Flet Damian Gjiknuri: Dritan Leli na refuzoi, nuk e pranojmë në fushatë

Flet Damian Gjiknuri: Dritan Leli na refuzoi, nuk e pranojmë në


Damian Gjiknuri, gjatë një interviste për MCN TV, ka deklaruar se Dritan Leli nuk do të bëjë fushatë për Partinë Socialiste në Vlorë, sepse ai ka refuzuar kandidimin në zgjedhje.

Gjiknuri mohon se ka patur një skemë për të zëvendësuar Dritan Leli në krye të bashkisë së Vlorës me Afrim Qendron.

"Nuk mund të jetë pjesë e fushatës, për aq kohë sa refuzoi të jetë pjesë e fushatës si një deputet tërheqës në listën fituese të PS-së. Ka qenë një ftesë e kryeministrit, për ta bërë zotin Leli, pjesë të ekipit të deputetëve fitues të qarkut të Vlorës. Ishte zgjedhja e tij personale, për të mos u angazhuar në këtë garë. Kur nuk donte të bëhej pjesë e garës, nuk mund të ishte pjesë e ekipit që do ta marrë përsipër këtë barrë", deklaroi ndër të tjera Gjiknuri.

Intervista: