TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori britanik, Duncan Norman, uroi kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Kryediplomati kërkoi në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale hetoimin e parregullsive të pretenduara gjatë procesit zgjedhor.
Ashtu si homologët e tij, amerikania Kim dhe gjermani Zingraf, ambasadori britanik përgëzon edhe Partinë Demokratike për fushatën e fortë.
Ambasadori përgëzon edhe shqiptarët për pjesëmarrjen e lartë pavarësisht kufizimeve që imponon pandemia.
“Britania e Madhe e ka mbështetur dhe ka ndjekur përgatitjen dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ne na vjen mirë që pamë zbatimin e kornizës zgjedhore dhe dëshmuam që qytetarët votuan në një numër të madh. Ne inkurajojmë institucionet shqiptare që të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara,” shton Duncan Norman.
https://twitter.com/DNormanFCDO/status/1387446844091998212?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1387446845790736396%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fambasadori-britanik-per-zgjedhjet-pergezojme-ramen-e-ps-per-zgjedhjet-te-hetohen-parregullsite%2F