AKTUALITET, 28 Prill 2021, 21:10

Manastirliu publikon shifrat: Ja sa qytetarë janë vaksinuar që nga fillimi i pandemisë

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 16, 773 të moshuar.

“Shqipëria Buzëqesh”, kështu shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në rrjetin social “Facebook” ndërsa publikon shifrat e vaksinimit që nga fillimi i fushatës.

Manastirliu bën me dije se që nga fillimi i fushatës janë kryer 433,628 vaksinime.

Kujtojmë se ditën e sotme nisën rivaksinimet për të moshuarit në sheshin “Skënderbej”.