TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë takimit me demokratët e Fierit, ish kryeministri Sali Berisha, ka deklarura se PD nuk mund të vijë kurrë në pushtet, nëse nuk është një parti sovrani.
Berisha i referohet faktit se u përjashtua nga Basha, me vendim personal, pa pyetur partinë dhe pas presioneve të ndërkombëtarëve ndaj Bashës, të cilin Berisha tashmë e quan "ish kryetari i kapur peng".
"Një gjë është e sigurtë, ne kurrë nuk fitojmë nëse nuk jemi parti sovrane. Ta keni të qartë këtë. Ne ngrihemi në këmbë dhe ju jap fjalën e nderit se prova e parë, të dalë për të faktuar korrupsionin e Berishës apo fëmijëve të tij, Sali Berisha merr çdo masë ndaj vetes. Sali Berisha është i pathyeshëm ndaj gënjeshtrave dhe presioneve.
Ne kemi 30 vjet sot si parti. Kemi tiparet tona, ne jemi parti e vlerave, parti e qendrës së djathtë, e lirive e të drejtave njerëzore. Ne kemi partner tonin, Partinë Republikanë në SHBA. Përse? Frymëzuesi im ishte Ronald Regan", tha ndër të tjera Berisha.
Ish kryeministri është pritur nga Luan Baçi, deputet i PD-së dhe kryetar i degës së Fierit, si edhe simpatizantë të shumtë demokratë.
/TPZ.al/