AKTUALITET, 21 Shtator 2021, 16:36

Reciprociteti për targat/ Rama: Kosova duhet të dialogojë ndërsa Serbia të bashkëpunojë! Ja çfarë duhet të bëjë BE

Reciprociteti për targat/ Rama: Kosova duhet të dialogojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar në Kosovë për reciprocitetin ku janë ndaluar hyrja e makinave me targa serbe.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së këtij konflikti në këtë pikë.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë” – shkruan Rama.