AKTUALITET, 21 Shtator 2021, 16:09

Tërmeti lëkund Shqipërinë, ndihet në kryeqytet dhe zona të tjera


Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe zona të tjera të vendit në orën 16:04.

Sipas IGJEUM, tërmeti ka patur magnitudë 3.7 të shkallës rihter me epiqendër në Burrel dhe thellësi 11 km.

Ndërsa CSEM e raporton magnitudën 3.9 të shkallës rihter.

Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës, Krujë, Elbasan dhe zona të tjera.

Nuk ka raportime për dëme të shkaktuara si pasojë e lëkundjeve.

Shumë qytetarë shqiptarë kanë komentuar në aplikacionin e qendrës Europiane CSEM, duke raportuar se kanë ndjerë lëkundje të forta, që zgjatën për pak sekonda.