TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 40 % e shtetasve shqiptarë që largohen nga vendi për të emigruar në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, rezulton të kenë kryer studimet universitare. Kjo e dhënë shqetësuese që tregon për avancimin e ikjes së “trurit”, është publikuar në raportin e fundit të Bankës Botërore (BB).
Kjo dukuri është në fakt e përbashkët kryesisht për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të një pjese të Evropës Lindore, ku të ardhurat për frymë janë shumë të ulëta. Kështu, personat me arsim të lartë përbëjnë 55% të numrit total të emigrantëve nga Bosnja dhe Hercegovina, më shumë se 40% të emigrantëve nga Armenia dhe Letonia dhe afro 40% të emigrantëve nga Shqipëria, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Republika Kirkize, Kazakistani, Rumania dhe Taxhikistani.

Megjithatë, ritmet e punësimit kanë qenë të ngadalta, duke bër që treguesit e varfërisë të mbeten në vend-numëro. Ndërkohë, papunësiau ul me 11.5 për qind në çerekun e dytë të 2019. Pagat reale u rritën me 3.3 për qind mesatarisht, kryesisht në shërbime (tregti dhe transport, dhe sektorë të turizmit).
Raporti i Bankës Botërore mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore pohon se përqindja e emigrantëve është rritur vrullshëm gjatë katër dekadave të fundit, ku një në çdo tre emigrantë në botë tashmë largohet në një vend pritës evropian.