TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karabinierët në Torino kanë shkatërruar një bandë shqiptaro-italiane që merrej me vjedhje banesash në territorin italian.
Policia italiane ka kryer arrestimin e një duzine njerëzish të dyshuar për vjedhje. Banda ishte e armatosur me thika dhe shkopinj. Anëtarët e bandës dyshohen për së paku 17 grabitje, shkruajnë mediat italiane.
Vjedhjet dyshohet se janë kryer në provincat e Torinos, Biella, Novara dhe Perugia. Banditët dyshohet se kanë kryer disa krime si vjedhja e banesave, marrja apo mbajtja e armëve pa leje etj.