TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas zhvillimit të Samitit të Zagrebit ku morën pjesë edhe liderët e rajonit të Ballkanit, eurodeputët ngrenë shqetësim në Parlamentin Evropian për 15 kushtet që duhet të përmbushë qeveria shqiptare.
“Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë” ishte pyetja që eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE drejtuan sot në drekë Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely.
Pyetja u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtme (AFET) në Parlamentin Europian ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonferencë nga distanca.
Eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) tha se “ishte shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i lirisë së medias e të shprehjes në Shqipëri ndërkohë që kjo është kusht për çeljen e negociatave.
Raportet e Reporterëve pa Kufinj, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm permese videokonferences ishte edhe zoti Edi Rama”.
Komisioneri Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin. Lidhur me ligjet antishpifje, z Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komsionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore.