TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tani që përfundoi numërimi edhe për kandidatët në LSI janë duke u përballur me dilemën se ku do të zgjedhë të jetë deputete Monika Kryemadhi, vendim i cili do të vendosë fatin politik të Petrit Vasilit ose Kejdi Mehmetajt.
Nëse do të zgjedhë të rrijë në Tiranë, Kryemadhi skualifikon Petrit Vasilin, i cili është i treti në listë, ndërsa LSI ka dy mandate që do të “gëzohen” nga Kryemadhi dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, ikja e Kryemadhit nga Fieri do t’i hapte vendin Kejdi Mehmetajt. Nëse Kryemadhi qendron në Fier, digjet Mehmetaj dhe mandatin e merr Petrit Vasili.
Por çfarë ndodhi te LSI sa i përket votave që kanë marrë kandidatët?
Kryemadhi nuk është kandidatja më e votuar e LSI-së në Tiranë. Më i votuari është Përparim Spahiu me 3 402 vota, ndërsa Kryemadhi ka marrë 2 436 vota.
Megjithatë, Spahiu nuk është në Kuvend pasi ishte listuar si numri pesë në listën e LSI-së në Tiranë