AKTUALITET, 30 Prill 2021, 12:25

La LSI për PS para zgjedhjeve, Nasip Naço ndër të fundit në listë mes të “preferuarve”

La LSI për PS para zgjedhjeve, Nasip Naço ndër të fundit


Nasip Naço la LSI për t’iu bashkuar socialistëve pak muaj para zgjedhjeve. Ai kandidonte për deputet në listë të sigurt në qarkun e Beratit.

Naço ka arritur të sigurojë 4667 vota, duke u mandatuar ndër të fundit, mes të “preferuarve”.

Shumicë votash ka arritur të marrë Blendi Klosi duke arritur të sigurojë mbështetje për të thyer herësin, por kjo nuk ka qenë e nevojshme për sa kohë socialistët siguruan 5 mandate në Berat.

Sa vota morën 5 të mandatuarit e PS në Berat

Hatixhe Konomi 5622 vota

Bardhyl Kollçaku 6370 vota

Fadil Nasufi 4375 vota

Nasip Naço 4667 vota

Blendi Klosi 12339 vota