AKTUALITET, 30 Prill 2021, 13:05

Fitoi në dy qarqe/ Kë do të zgjedhë Monika Kryemadhi dhe cili prej kandidatëve rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit


Votat për kandidatët për deputetë tashmë kanë mbaruar, por dilemë mbetet se cilin qark do të zgjedhin kryetarët e partive, të cilët e kishin vëne emrin e tyre në më shumë se një listë.

Rasti është i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila emrin e kishte vendosur në  Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Kështu, nga katër mandate që ka LSI-ja, dy i takojnë Monika Kryemadhit. Por pas humbjes në Elbasan, mbetet për t’u parë se cilin qark do të zgjedhë mes Tiranës dhe Fierit.

Në Tiranë, LSI fitoi dy mandate, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho, e cila është e sigurt. Ndërsa i treti në listës është Petrit Vasili. Por sipas nenit për zbatimin e kuotave gjinore, mandati mund ti kalojë Klajda Gjoshës.

Ndërsa në Fier pas Monika Kryemadhi është Kejdi Mehmetaj.

Tashmë i takon kryetares të LSI të zgjedhë se cilin qark do të përfaqësojë dhe kë kandidat do të lërë jashtë parlamentit.

VOTAT PRFERENCIALE NE TIRANE

Monika Kryemadhi – 2446

Petrit Vasili – 362

Klajda Gjosha – 1445

VOTAT PRFERENCIALE NE FIER

Monika Kryemadhi – 1771

Kejdi Mehmetaj – 712

 

VOTAT E KRYEMADHIT NE TIRANE

VOTAT E KRYEMADHIT NE FIER