AKTUALITET, 30 Prill 2021, 12:00

“Demokracia nis nga vota e lirë. Këtu nis dhe beteja jonë!”- Ja mesazhi i Belind Këlliçit për demokratët pas zgjedhjeve

“Demokracia nis nga vota e lirë. Këtu nis dhe beteja


Kandidati fitues në listën e PD në Tiranë, Belind Këlliçi, ka falënderuar votuesit demokratë, strukturat e partisë, si dhe numëruesit dhe komisionarët e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Unë nuk do të ndalem së besuari tek ndryshimi, dhe dëshiroj që edhe ju të mos ndaleni”, shprehet ai.  Mesazhi i deputetit të ri të PD-së mbyllet me fjalët: “Demokracia nis nga vota e lirë. Këtu nis dhe beteja jonë!”.

Deklarata e Këlliçit

Procesi i numërimit përfundoi!

Falenderoj përulësisht bashkëqytetarët, bashkëmoshatarët dhe mbështetësit tanë në Qarkun Tiranë, në qytete e fshatra!

Faleminderit secilit prej jush, që sheh tek ne forcën dhe dëshirën për të bërë ndryshimin!

Unë nuk do të ndalem së besuari tek ndryshimi, dhe dëshiroj që edhe ju të mos ndaleni.

Faleminderit strukturave të PD e demokratëve të thjeshtë të Kombinatit, Unazës së Re, Kasharit, Vaqarrit, Pezës dhe Ndroqit!

10 mijë vota më shumë për PD! Jeni ekipi im i zemrës.

Faleminderit FRPD, të rinjve dhe të rejave, që janë pikënisja dhe krenaria ime! Rinor dhe Demokrat!

Kjo është Dekada e Rinisë. Koha do të na japë të drejtë.

Faleminderit numëruesve, vëzhguesve dhe komisionerëve tanë, për durimin, për leximin dhe respektimin e çdo vote!

Demokracia nis nga vota e lirë. Këtu nis dhe beteja jonë!