SPORT, 6 Maj 2021, 10:39

Nuk kanë braktisur akoma Super League-n, UEFA nis masat disiplinore ndaj “rebelëve”

Nuk kanë braktisur akoma Super League-n, UEFA nis masat disiplinore ndaj

Mos braktisja e projektit të Super League-s mund t’i kushtojë shtrenjtë Juventusit, Real Madrid, Milanit dhe Barcelonës me një përjashtim dy-vjeçar nga Champions League dhe Europa League.

ESPN raporton se UEFA do të ishte e gatshme të merrte masa të rrepta disiplinore kundër katër skuadrave ‘rebele’, pasi presidenti i saj Aleksander Ceferin tashmë kishte kërcënuar: “Kushdo që vazhdon të përfshihet në Super League nuk do të jetë në gjendje të luajë në aktivitetet e UEFA-s ".

Aktualisht kreu i UEFA-s, Alexander Ceferin ka arritur marrëveshje me gjashtë klubet angleze dhe Atleticon e Madridit, dhe është në negociata edhe me Interin, që gjithçka të kalojë pa pasoja, duke qenë se këto skuadra braktisën idenë e Super Ligës shumë shpejt.