SPORT, 10 Gusht 2021, 14:55

Nuk ka pushime për ‘Iniestën e ardhshëm’, 18-vjeçari Pedri nis përgatitjet me Barcelonën, sezonin e shkuar e mbylli me 73 ndeshje

Nuk ka pushime për ‘Iniestën e ardhshëm’,

Pedro González López ose i njohur ndryshe në Barcelonë si ‘Pedri’ është vetëm 18 vjeç dhe debutoi vitin e kaluar si profesionist, por sezoni i parë i tij e kaloi imagjinatën.

Pedri luajti 73 ndeshje përfshirë La Liga, Kupën, Champions League, Euro 2020 dhe Lojërat Olimpike.

Tashmë ai është rikthyer tek Barcelona për të nisur përgatitjet për sezonin e ri teksa mund të jetë futbollisti i vetëm në planet që nuk bëri pushime këtë vit.

Gjithsesi Pedri shihet si e ardhmja e mesfushës së Barcelonës pasi shumë e krahasojnë me Iniestën, por dhe me Xavin.