SPORT, 9 Gusht 2021, 14:48

Lionel Messi ende nuk është zyrtarizuar, “çmenden” llogaritë e PSG-së në rrjetet sociale

Lionel Messi ende nuk është zyrtarizuar, “çmenden”

Pritet të zyrtarizohet sot ose nesër, por ende pa ndodhur kjo, Paris Saint-Germain ka përfitime kolosale nga Lionel Messi. Që nga e premtja profili i PSG-së në Instagram ka fituar 847 mijë ndjekës, një mesatare prej 211 mijë në ditë, kundrejt 24 mijë të zakonshmeve.

Edhe në kanalin e Youtube, PSG ka pasur rritje të madhe +46 mijë ndjekës, 15 mijë në ditë. Profili zyrtar në Tëitter tani po tregon një rritje ditore prej 8 mijë ndjekësish: tetë herë mesatarja vjetore.

Versioni në gjuhën spanjolle fitoi 34,000 ndjekës (krahasuar me 31,000 në llogarinë franceze), rreth 7,000 në portugalisht dhe rreth 14,000 në arabisht.