TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jorge Messi ka zbarkuar në Spanjë në aeroportin BCN dhe ka konfirmuar marrëveshjen e Leos me PSG-në.
“Po, sot Messi do të firmosë me PSG”, është shprehur shkurtimisht babai dhe menaxheri i argjentinasit.
Gazetarët e La Sexta e kanë ngacmuar edhe më tej, duke e pyetur se kush e ka përgjegjësinë e largimit nga Barcelona.
Ai e ka lënë topin te katalansit. “Zbulojeni në klub”, ka shtuar Jorge, të cilin nuk e kanë lënë me kaq të shkojë.
I pyetur në fund nëse Leo është i trishtuar për largimin, Jorge i është kthyer gazetarit me një pyetje retorike:
“A nuk e keni parë atë?”.
Messi pritet që sot të firmosë me PSG-në një kontratë për dy vite, nga e cila do të përfitojë 35 milion euro në sezon, plus bonuse të tjera.